Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 03:45 të mëngjesit në një lokal në Rrugën e Durrësit, në qendër të Tiranës.
Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse së lokalit në pronësi të A. S.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor ka nisur punën për të identifikuar autorët dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes.