Shqipëria po vijon të ndikohet nga masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika, të cilat kanë sjellë një mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve meteorologjike, herë pas here do të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare, kryesisht në zonat verilindore dhe juglindore të vendit. Megjithatë, pasditja dhe nata do të jenë përgjithësisht të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të jenë në rritje, duke shënuar vlera ekstreme ditore nga 9°C në zonat malore të verilindjes deri në 39°C në qarkun e Elbasanit, ku pritet të regjistrohen temperaturat më të larta.
Era do të fryjë me intensitet të ulët deri mesatar, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior. Në zonat bregdetare pritet dallgëzim deri në 2 ballë.