Zjarri në Belishovë të Mallakstrës po vijon dhe situata është jashtë kontrollit. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve duke vështirësuar shuarjen e tyre.
Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse për të neutralizuar flakët me mjete rrethanore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në të gjithë vendin, ku 4 janë ende aktive. Nga zjarri janë djegur mbi 154 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe më shumë se 3,000 rrënjë ullinj.