Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t kanë qenë këtë javë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Forcat Ajrore Shqiptare për trajnime të përbashkëta dhe mirëmbajtje të avionëve.
“Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin këtu këtë javë duke punuar me Forcat Ajrore Shqiptare për të mirëmbajtur avionët dhe për t’u përgatitur për misione kërkimi dhe shpëtimi. Ata po përdorin të njëjtin helikopter Black Hawk që shpëtoi jetë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas Uraganit Sandy në vitin 2012 – dhe po punojnë me të njëjtin ekip mirëmbajtjeje! Aftësia për të përballuar goditje si katastrofat natyrore është një pjesë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Aleatëve – pararojë e mbrojtjes së NATO-s” shkruan ambasada.