-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gruas së tenderave i grabisin 200 mijë € dhe i marrin peng vëllain

Kryesoret

“Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”. Kështu e ka nisur rrëfimin anëtarja e Komisionit të Prokurimit Publik L. S., e cila ka pranuar vjedhjen e 200 mijë eurove dhe paundëve dhe rrëmbimin për pak orë të të vëllait.

Kjo ngjarje u zbulua nga SPAK gjatë hetimeve për shkelje të barazisë në tendera dhe ku përgjimet e shfaqnin punonjësen shtetërore duke u ankuar tek familjarët për grabitjen e ndodhur në qytetin e Librazhdit.

Por ndërsa ky hetim është finalizuar me 11 të pandehur mes tyre edhe kreu i KPP Jonaid Myzyri, dosja e dytë e grabitjes po investigohet ende nga prokurori Elvin Gokaj.

Zyrtarja thotë se si një person u qëndroi me armë tek koka ndërsa të tjerët kontrolluan banesën derisa gjetën vaultat euro dhe paund. “Pastaj morën peng vëllain dhe e lanë në Labinot që ai të mos denonconte dhe ai u kthye në këmbë” thotë zyrtarja që insiston se paratë ishin dërguar nga vëllezërit e tjerë të cilët janë emigrantë.

Grabitjen e ka pranuar edhe familjari tjetër, ndërkohë që SPAK është në pritje të përgjigjes nga policia lokale e Librazhdit dhe Elbasanit për të marrë detaje mbi ngjarjen./ TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit