-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jorida Tabaku: Gara në zgjedhje ishte sfidë personale

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh e kënaqur për rezultatin e saj në zgjedhjet e 11 Majit, ku ishte një nga gratë më të votuara në qarkun e Tiranës. Ajo tha se gara me kandidatin Ilir Alimehemeti ishte shumë personale dhe jo e lehtë.

“Kënaqësia që isha gruaja më e votuar e ndava me familjen dhe stafin tim. Sfida e fundit ishte personale dhe deri në momentet e fundit nuk ndjehesha rehat. Por pavarësisht gjithçkaje, pasioni im për politikën, që e kam që nga fëmijëria, nuk u ndal,” tha Tabaku.

Ajo shtoi se politika nuk është thjesht një punë me orar, por një pasion që e ka mbajtur të angazhuar edhe në momentet më të vështira. “Edhe nëse nuk do të isha në parlament, do të vazhdoja angazhimin në PD,” theksoi ajo.

Tabaku përmendi gjithashtu vështirësitë e procesit të numërimit të votave dhe ndikimin që kjo ka pasur në jetën e saj personale, por tha se do të jetë përfaqësuese e qytetarëve në parlament me përkushtim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit