-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas divorcit me Xhensilën, Bes Kallaku nis një kapitull të ri në jetë dhe në dashuri

Kryesoret

Pas një periudhe të vështirë personale dhe mediatike, duket se Bes Kallaku po i rikthehet jetës normale. Teksa lajmet për Xhensilën dhe një lidhje të mundshme me Ledri Vulën kanë qenë kryefjala e mediave rozë, edhe Besi ka filluar të kthejë faqen. Sipas burimeve pranë tij, aktori ka nisur një njohje të re, ndonëse gjithçka po mbahet larg vëmendjes publike.

Partnerja e re nuk është personazh publik dhe kjo duket se është një zgjedhje e vetë Besit, i cili pas ekspozimit të marrëdhënies dhe ndarjes me Xhensilën, tani preferon diskrecionin. Në rrjete sociale, ai vazhdon të postojë vetëm për angazhimet artistike dhe momentet me fëmijët, pa dhënë asnjë detaj për jetën e tij private.

Ndërkohë, Ajka – vajza e tij dhe Xhensilës – ka festuar së fundmi ditëlindjen me dy festa të veçanta: një me babain dhe të afërmit e tij, e një tjetër me këngëtaren, në një atmosferë më intime familjare. Të dy prindërit kanë ndarë momente të ndryshme nga festimet, duke treguar përkushtimin ndaj vajzës.

Kujtojmë se Gjykata ka vendosur që Besi të kontribuojë financiarisht për fëmijët dhe të ketë të drejtë t’i takojë disa herë në muaj, duke respektuar një orar të caktuar.

Edhe pse ende nuk dihet sa serioze është lidhja e re e Besit, një gjë është e qartë: ai është i fokusuar në një jetë të re, më të qetë, më private dhe pranë fëmijëve të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit