Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj aksionit të fundit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike, duke e cilësuar si një formë presioni ndaj biznesit të vogël në kulmin e sezonit turistik.
Sipas saj, kjo qasje e qeverisë është kontradiktore dhe përforcon informalitetin:
“Kjo qeverisje me aksione ka rritur informalitetin. E nxisin me leje abuzive, e stimulojnë me legalizime, dhe më pas godasin më të vegjlit. Shteti po tregon forcë ndaj biznesit të vogël, në vend që të merret me shkaktarët realë,” u shpreh Tabaku.
Ajo theksoi gjithashtu se në zonat rurale të Tiranës, ndërtimi është kthyer në proces të kushtëzuar nga “qokat”.