Pavarësisht shpalljes së armëpushimit nga presidenti sirian Ahmed Al-Sharaa, situata në jug të Sirisë, veçanërisht në qytetin Sweida, mbetet shumë e tensionuar.
Përplasjet mes fiseve druze dhe atyre beduine nuk kanë ndaluar, duke shkaktuar dhunë të përditshme dhe duke u kthyer në një konflikt të armatosur në rrugët e zonës.
Fiset beduine, të cilët akuzojnë druzët për lidhje me Izraelin, kanë paralajmëruar për sulme të reja dhe eskalim të dhunës.
Prej datës 13 korrik, përleshjet kanë marrë përmasa të mëdha dhe numri i viktimave raportohet të jetë të paktën 940.
Presidenti Al-Sharaa ka akuzuar grupet e armatosura për rifillimin e hakmarrjeve dhe thekson se ndërhyrjet e huaja, përfshirë atë të Izraelit, po përkeqësojnë situatën.
Ai bëri thirrje që të gjithë aktorët të respektojnë armëpushimin dhe të njohin legjitimitetin e shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë.









