Policia Detare dhe ajo Kufitare gjatë kontrollit nga Ksamili në Koman ka bllokuar 30 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.
Ndërsa 18 mjete lundruese janë konsttauar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.
Gjithashtu policia kufitare nga Ksamili në Velipojë ka ndërhyrë në 7 raste duke u ardhur në ndihmë 13 personave që ndodheshin në rezik për shkka të dallgëve të forta ose defekteve në mjetet e tyre lundruese.