Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër për evakuimin e palestinezëve nga pjesa qendrore e Rripit të Gazës.
Ushtria paralajmëroi se do të ndërmarrë aksion të menjëhershëm ndaj luftëtarëve të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në këtë zonë “ku më parë nuk kanë operuar”.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha në X se banorët dhe palestinezët e zhvendosur që po strehohen në zonën Deir el-Balah, duhet të evakuohen menjëherë.
Izraeli ka “zgjeruar aktivitetet” përreth Deir el-Balah, përfshirë “në një zonë që nuk ka operuar më parë”, tha Adraee, duke u kërkuar palestinezëve “të largohen drejt jugut në zonën al-Mavasi”.
Shumica e popullsisë së Gazë mbi 2 milionë banorësh janë zhvendosur të paktën një herë gjatë luftës, që tani është në muajin e 22-të dhe Izraeli vazhdimisht ka lëshuar urdhra për evakuimin e pjesëve të mëdha të territorit palestinez.