Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri pasditen e sotme në Sarandë. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person, identifikuar si Adil Veli, 54 vjeç, ish-efektiv policie.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave. Deri më tani, nuk ka të dhëna zyrtare për autorin apo motivin e sulmit.