-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mustafa: Kurti s’i bindet gjyqësorit, do të ketë pasoja

Kryesoret

Ish-kryeministri Isa Mustafa është futur mes debatit dhe krizës politike në Kosovë duke deklaruar se vetë ai në vitin 2017 i liroi nga detyra një zëvendëskryeministër dhe tetë ministra të cilët kishin fituar mandatin e deputetit, pasi nuk mund të ushtronin dy detyra.

“Të nderuar miq, Në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore të vitit 2017, në konsultim me Zyrën Ligjore të KM dhe me këshilltarin juridik të Kryeministrit, që sot është kryetar i Odës së Avokatëve , në harmoni me nenin 72 të Kushtetutës, si kryeministër në detyrë lirova nga detyra një zëvendës kryeministër dhe 8 ministra të cilët kishin fituar mandatin e deputetit.

Qeveritarët e liruar nga detyra ishin: Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër, ministrat; dr. Kujtim Shala, dr, Avdullah Hoti, dr. Enver Hoxhaj, dr, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, dr, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi dhe Rasim Demiri”, shkroi Mustafa në një postim në Facebook.

“Në fakt, çdo njëri prej tyre kërkoi që mandati i tij/i saj në qeveri të mos bie në mospërputhshmëri kushtetuese me mandatin legjislativ, edhe pse në atë kohë Kosova nuk e kishte Ligjin për Qeverinë, i cili tani në mënyrë eksplicite e bënë ligjërisht të detyrueshme normën kushtetuese se asnjë person nuk mundet në të njëjtën kohë të ushtroj pozita ekzekutive dhe ato legjislative. Këtë e tha edhe Gjykata Supreme para disa ditësh”, shkroi ai.

Qeveria në detyrë e ka cilësuar si “arbitrar” dhe “të pabazuar në ligj” vendimin e Gjykatës Supreme, duke thënë se ligji nuk i ndalon shprehimisht ministrat në detyrë të nxjerrin akte nënligjore.

“Qeveria në detyrë nuk duhet ti lejojë vetes veprim antikushtetues dhe të qëndrojë në pushtet në shkelje të ligjit. Sidoqoftë brishtësia e fuqisë pushtetore provohet më së miri kur të biesh nga pushteti.

Atëherë jo vetëm se do duhej dhënë përgjegjësi për veprime jo legale dhe jo legjitime por edhe të pret përgjegjësia individuale para ligjit për pasojat e krijuara nga mospërfillja e gjyqësorit”, shkroi Mustafa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit