Numir i emigrantëve që kthehen në Shqipëri në këtë periudhë verore është rritur. Emigrantët janë kthyer në atdhe për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre.
Gjatë kësaj fundjave në portin detar të Vlorës kanë hyrë 658 pasagjerë. Sipas të dhënave të shtunën dhe të dielën numri i pasagjerëve në hyrje shkon mbi 1100, ndërsa nëse merret në referencë edhe dita e premte kjo shifër shkon deri në 1500.
Gjithashtu këtë fundjavë në Vlorë kanë hyrë edhe 145 autovetura, 5 autobusë me pasagjerë si dhe 4 kampera.