Situata në pikën kufitare të Qafë-Botës vijon ende që të jetë problematike. Radhë e gjatë makinash paraqitet nga sheshi i hyrjes deri në doganën greke.
Kjo për shkak se dogana greke operon vetëm me një sens qarkullimi në të njëjtën kohë dhe sjell ndalesa të gjata për udhëtarët në të dy krahët e kufirit.
Pra pala greke operon vetëm me një sportel, ndërsa fluksi sa vjen dhe po rritet për shkak të sezonit veror.