Një person, i cili muajin e kaluar kishte rënë nga kati i tretë në ndërtesën ku po punonte, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut më 24 qershor, kur viktima kishte pësuar lëndime në vendin e punës.
Për shkak të lëndime të rënda, ai në fillim ishte dërguar në spitalin rajonal të Pejës dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Policia e Kosovës njofton se ai ka ndërruar jetë sot dhe trupi i tij do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.