Policia kufitare në zonën e Tushemishtit i ka ardhur në ndihmë dy turistëve holandezë, babë e bijë.
Ata kishin dalë në liqen me kanoe dhe pasi kanë pasur probleme me lëvizjen e tyre kanë kërkuar ndihmën e policisë në momentin që i kanë parë.
Ndërkohë ata janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po dërgohen drejt hotelit ku do të kalojnë disa ditë pushimi në Pogradec.