-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i ngarkon Anuela Ristanit detyrë të re në bashkinë e Tiranës

Kryesoret

Pasditen e sotme u zhvillua një mbledhje me dyer të mbyllura dhe mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka Bashkia Tiranë të bëhen 5, ku secili të ketë profile të caktuara.

Euronews Albania raporton se kjo kërkesë e kreut të ekzekutivit ka ardhur pasi zv.kryeministrja Belinda Balluku në mbledhje ka paraqitur një strukturë me problematika të bashkisë të cilat kanë dalë në pah pas inspektimit në terren nga deputetët në takimet me qytetarët.

Për këtë është ngritur një grup pune, ku disa prej anëtarëve janë Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatët potencialë për nënkryetarë bashkie.

Ndërsa përsa i takon nënkryetarëve aktuale, Rama mësohet të ketë thënë se janë të mirëpritur për të vazhduar këtë garë. Në mbledhje Rama mësohet se nuk u ka kërkuar dorëheqjen nënkryetarëve aktualë. Anuela Ristanit i është ngarkuar nga kryeministri pjesa e digjitalizimit në Bashkinë Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit