Këngëtarja Selena Gomez pak ditë se të mbushte 33 vjeç shprehu mirënjohjen e saj për fansat në rrjetet sociale. Ajo e cilësoi vitin e fundit si më të bukurin e jetës së saj.
“Ndërsa përgatitem të festoj ditëlindjen time të 33-të, nuk mund të mos reflektoj mbi udhëtimin e jashtëzakonshëm që më ka sjellë deri këtu. Viti që kaloi ka qenë vërtet më i bukuri i jetës sime, dhe këtë ua kam borxh të gjithëve juve,” shkroi ajo.
Më pas Selena falenderoi edhe ndjekësit e saj për mbështetjen “Jam thellësisht e përulur dhe jashtëzakonisht mirënjohëse për gjithë dashurinë tuaj.Ndërsa hyj në këtë vit të ri, jam e mbushur me emocione dhe shpresë për atë që do të vijë. Mezi pres të ndaj më shumë momente me ju dhe të vazhdoj këtë udhëtim të bukur së bashku.”