-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri për karrigen/ Lapaj i drejtohet KQZ: Ma jepni mua mandatin

Kryesoret

Nisma Shqipëria Bëhet, koalicion që drejtohet nga Adriatik Lapaj i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku i kërkon të konfirmojë njohjen e dorëheqjeve të kandidatëve të listës së mbyllur për Tiranën.

“Në Qarkun Tiranë, ky koalicion ka siguruar 16,520 vota, duke fituar një mandat përfaqësimi. Ju bëjmë me dije se të gjithë kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj 2025, përpara fillimit të procesit të numërimit të votave.

Bazuar në Nenin 97, të Kodit të Procedurave Administrative, për sa kohë organi publik, në këtë rast Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk është shprehur me vendim konsiderohen të miratuara në heshtje. Në këtë kuadër, kërkojmë konfirmimin me shkrim se dorëheqjet e paraqitura janë konsideruar të miratuara në heshtje, në përputhje me ligjin në fuqi”, thotë Shqipëria Bëhet.

Nëse të gjithë kandidatët në listën e mbyllur dorëhiqen, mandati i takon Adriatik Lapajt, i cili ka marrë më shumë vota nga të gjithë në listën e hapur. Por çështja e mandatit është bërë “mollë sherri” mes Lapajt dhe Endri Shabanit, drejtuesit të Nismës Thurje.

Ky i fundit thotë se Lapaj kishte dhënë garanci se do të dorëhiqej nëse siguronin vetëm një mandat, gjë që me sa duket nuk ka ndërmend ta bëjë.

Një kandidat nga lista e mbyllur, Zeqir Kordhoni, i ka kërkuar KQZ-së të mos njohë asnjë letër dorëheqje nga ana e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit