Pasditen e sotme një bombël zjarri ka shpërthyer në një banesë në lagjen “1 Maji” në Fier. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, të cilët kanë neutralizuar flakët.
Në ndihmë kanë shkuar edhe banorët me mjete rrethanore. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.