Vatrat e zjarrit në njësinë administrative, në bashkinë Belsh janë shuar pas 9 orësh.
Në ndihmë u angazhuan forcat zjarrfikëse nga MZSH Belsh, Cërrik, Gramsh, Elbasan, Peqin dhe Njësia Nerat Kuçovë si dhe të dy mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të FA.
Gjithashtu në ndihmë erdhën edhe dy helikopterë nga ajri që neutralizuan dhe shuan zjarrin në një terren të vështirë. Ndërkohë në terren ndodhen ende efektivët e MZSH Belsh dhe punonjës të bashkisë për të monitoruar situatën.
Pas kërkesës së Shqipërisë pranë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Italia ka ardhur në ndihmë me trupa dhe dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair, të cilët po operojnë në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës.
Ndërsa Greqia ka ardhur në ndihmë me dy avionë Canadair në vatrën e zjarrit në Dukat, Vlorë.