-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vengu viziton tre zjarrfikësit në spital: Janë në gjendje të stabilizuar

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka vizituar tre zjarrfikësit Luan Kapaj, Andrea Lala dhe Dëfrim Bilali , të cilët ndodhen në spital Ata janë asfiksuar nga tymi dhe u transportuan në spital dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Vengu tha se efektivët janë në gjendje të stabilizuar. Gjithashtu theksoi se në ditët në vazhdim situata do të jetë e vështirë për sa i përket zjarreve pasi ka rritje të lartë të temperaturave.

“Të tre zjarrfikësit e bashkisë Vlorë ishin të angazhuar për të kufizuar perimetrin e flakëve në fshatin Dukat, ku operacioni vijon. Ka qenë përpjekje e vështirë, në një terren të thepisur. Të tre efektivët kanë ndjerë shqetësime të frymëmarrjes. Janë transferuar në emergjencën e spitalit të Vlorës, gjendja është e stabilizuar. Janë ditë që do vijojnë të jenë të vështira, sa i takon zjarreve. Në ditët në vijim do kemi mbështetje nga vendet aleate. Në mbarë territorin jemi në gatishmëri”, tha Vengu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit