Sot u dha pretenca nga prokuroria për vrasjen e ish- policit, Santiago Malko.
Pretenca;
Leonard Duka – 32 vjet burgim
Erlis Duka – 25 vjet burgim
Fatmir Hyseni – 32 vite burgim
Aleksandër Manxhaku- 22 vjet burgim
Oltjon Loga – 23 vjet burgim
Dritan Agai- 23 vjet burgim
Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal.
Për vrasjen e Santiago Malkos vijojnë në kërkim Elis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltion Logu.
25 vite burg janë dhënë ndërkohë për Ilir Selmanin, ndërsa Gjykata e Lartë riktheu për gjykim dosjen e Blendi Tetës, i akuzuar po ashtu për këtë çështje.