-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dënuar për trafik droge, Apeli i GJKKO ul dënimin për Pashk Sylën

Kryesoret

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur uljen e dënimit për Pashk Sylën, i kapur në trafik droge nga Shqipëria në Greqi.

Pashk Syla kërkoi ndryshimin e vendimit me burg. Gjykata e rrëzoi vendimin dhe uli dënimin me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burg.

Vendimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), më datë 22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 41 akti, datë 08.05.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga i pandehuri P.S., ndaj vendimit nr. 11, datë 03.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 11, datë 03.02.2025 të Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin P.S., me këtë ndryshim:
    • Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Pashk Syla me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  2. Shpenzimet gjyqësore të gjykimit në apel, i ngarkohen të pandehurit.
  3. Kundër vendimit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të tij.
    U shpall në Tiranë, më datë 22.07.2025.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit