Adriatik Lapaj ka deklaruar se “krisja” e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet ndodhi kur daja i Endri Shabanit vendosi të tërheqë dorëheqjen.
“Koalicioni nuk ka pasur asnjë kërcitje para zgjedhjeve për të shkuar në këtë pikë. Sigurisht që debate të vogla ka pasur. Kthesa ishte kur unë pashë në televizor që daja i Shabanit kishte dorëzuar kërkesën për të tërhequr dorëheqjen. Unë e mora vesh nga mediat”, tha Lapaj në CNN.
Ai gjithashtu u shpreh se gjatë dy muajve të fudnit ka marrë oferta nga Partia Socialiste. Lapaj tha se i ka refuzuar.
“Për këtë është në dijeni edhe kryesia e lëvizjes sonë, pasi i kam vënë në dijeni në çdo rast kur ka ndodhur. Ka qenë koncepti i një qeverisjeje me bazë të gjerë, për t’i dhënë Shqipërisë te ndërkombëtarët një ide të një klase politike që zoti Rama bashkëpunon edhe me të rinjtë, ndërkohë që me opozitën e Sali Berishës nuk merret”, tha Lapaj.
“Unë e kam refuzuar, pasi nuk besoj te besëprerja”, shtoi Lapaj.