-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Mbrojtjes: 3 vatra zjarri janë shuar, 9 ende aktive dhe 1 në monitorim

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 14:00janë raportuar 13 vatra zjarri ku 3 janë shuar dhe 9 janë ende aktive. Gjithashtu një vatër zjarri është në monitorim. Në terren janë angazhuar 21 mjete zjarrfikëse, 519 forca operacionale, 190 trupa të FA-së me 19 mjete, 1 helikopter dhe 3 avionë Canadair ku 2 nga Greqia dhe 1 nga Italia.

Situata më problematike paraqitet në qarkun e Dibrës, në Parkun Kombëtar të Lurës, po zjarri po zhvillohet në dy vatra të shkëputura nga njëra-tjetra, pranë Liqenit të Zi dhe në fshatin Gurë-Lurë.

Në Mat është aktive vatra në vendin e quajtur “Përroi i Zi”, ku po ndërhyjnë forcat operacionale dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, me ndihmën e një avioni Canadair nga Italia. Në Bulqizë, po monitorohet zjarri në fshatin Strikçan.

Në qarkun e Vlorës, zjarri mbi fshatin Dukat ka marrë përmasa të mëdha dhe po ndihmohet nga era. Flakët kanë prekur edhe kurorën e pyjeve me pisha. Në terren janë angazhuar 30 ushtarakë, një helikopter i FA-së dhe dy avionë Canadair nga Greqia.

Edhe në Elbasan, në zonën e fshatit Shmil, një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë pyje me gështenja në një terren të vështirë. Në Shkopet, flakët janë përhapur në territorin e tre bashkive (Kurbin, Mat, Mirditë) dhe ndërhyrja ajrore ka shmangur përhapjen drejt banesave.

Në Korçë, zjarret vijojnë në Devoll dhe Bulgarec, ku era ka favorizuar përhapjen e flakëve në drejtim të kufirit me Kapshticën. Ndërkohë, në Përmet, në zonën e Piskovës, po vijon puna për shuarjen e flakëve në kushte të vështira terreni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit