Këngëtari i grupit Black Sabbath, Ozzy Osbourne, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij.
Osbourne u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2019. Ai vetëm dy javë më parë luajti në koncertin e lamtumirës së Black Sabbath në qytetin e tij të lindjes, Birmingham.
“Me më shumë trishtim sesa mund të shprehin fjalët, duhet të njoftojmë se Ozzy Osbourne ynë i dashur ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai ishte me familjen e tij dhe i rrethuar nga dashuria. U kërkojmë të gjithëve të respektojnë privatësinë e familjes sonë në këtë kohë”, thuhet në deklaratën e familjes.