Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për mandatin e deputetit. Qori i cilësoi si parti shampanjë që kërcasin njëherë dhe zhbëhen. Ai tha se sipas tij Lapaj dhe Shabani nuk kanë asnjë ideal, por kanë vetëm synimin për tu bërë deputetë.
Qori në lidhje nëse do të bashkëpunonte me Partinë Socialsite, u shpreh se nuk merret me parti të korruptuara.
“Nuk besoj se PS do të ketë ndonjë propozim të mirë për qeverisjen e vendit. Fakti që do të kemi një përfaqësi në Kuvend do të na bëjë që të kemi një zë në kuvend.
Ne nuk do të bashkëpunojmë me parti të korruptuara, ne kemi aksionin tonë të pavarur, bashkë më shtresat në nevojë, me bizneset e vogla për të ngritur çështje që janë të rëndësishme”, tha Qori në emisionin Studio Live.