Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ka postuar një video në Theth pas operacionit për lirimin e disa prej hapësirave publike në parkun kombëtar. Në Theth u shembën rreth 100 objekte të cilësuara pa leje në hapësirën publike.
“Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, shkruan Rama.