Shtatë kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit sot do të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme në orën 11:00.
Në këtë fazë të rëndësishme, kandidatët do të zhvillojnë testin me ese, me kohëzgjatje 60 minuta, si dhe testin logjik, që do të zgjasë 45 minuta.
Të dy testet janë pjesë e procesit të vlerësimit profesional dhe analitik të kandidatëve për një nga pozicionet më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë penale në vend.
Më pas, të njëjtët kandidatë do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, i cili shërben për të garantuar integritetin dhe besueshmërinë e aplikantëve që synojnë të marrin drejtimin e BKH-së.