Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës. Dyshohet se eksplozivi ka lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë, pikërisht më 17 korrik, kur në lagjen nr. 3 të Sarandës, mbetën të plagosur Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç dhe Ernest Lama, 25 vjeç.
Policia e Sarandës informon se rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të hënës dyshohet se ka shpërthyer një sasi eksplozivi që ishte vendosur në makinën në pronësi të Klaus Jaçajt. I riu është shpallur në kërkim së bashku me dy të tjerë, pasi dyshohet se kanë përkrahur autorin e plagosjes së dyfishtë të 17 korrikut ndodhur po në lagjen 3.
Tronditet Saranda, shpërthim i fuqishëm me eksploziv në mesnatë