-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kleana Xhuveli mori mandatin, reagon Shabani: Lapajt ia kam falur, ne nuk djegim jorganin për një plesht

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia dha mandatin vajzës së tezes së Adriatik Lapajt, Kleana Xhuvelit. Në lidhje me këtë ka areaguar Endri Shabani, i cili shprehet se Kleana nuk është daja i tij, por motra e Lapajt.

Ai thotë Lapajt pasi mori mandatin për motrën tregon që i qenka lutur edhe kryeministri Rama për bashkëqeverisje. Shabani shprehet që ia ka falur këtë Lapajt dhe uron që dhe ai të nxjerrë mësimet e veta.

Reagimi i plotë i Endri Shabanit:

U mbars mali dhe…Njëmijë akuza.
Ndërkohë sot, njeriu im më i afërt dha dorëheqjen dhe mandatin e mori Kleana Xhuveli. Kleana nuk është daja im po motra e Adriatik Lapajt!
Deri dje na akuzonte do bëheshim vota e 84 e Ramës.
Sot që mori mandatin për motrën, Adriatiku na thotë që i qenka lutur Rama për bashkëqeverisje.
Medemek Rama që mezi e përzuri LSI-në kur kishte 74, po i lutet Adriatikut fiks tani që ka 83 dhe ka gllabëruar çdo pushtet!
Me sa duket, tullumbaci i 71 mandateve që Adriatiku përbetohej se do merrte, ende nuk qenka shfryrë në kokën e tij nga gjilpëra e realitetit të 11 majit, ku pa votat tona do kishte mbetur edhe e motra pa mandat.
Nejse, kjo ishte kostoja krejt e panevojshme që ne të Nismës morëm për ndershmërinë dhe seriozitetin tonë në koalicion me një politikan të ri që më mirë se sa ne, njeh të gjitha metodat e vjetra.
Megjithatë ne nuk e djegim jorganin për një plesht, kur për më tepër kemi njohur dhe vlerësojmë plot djem e vajza në radhët e Shqipëria Bëhet.
Ndërsa Adriatikut ia kam falur se nuk diti se ç’bëri dhe uroj të nxjerrë edhe ai mësimet e veta siç kam nxjerrë unë të miat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit