Klubi anglez ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Hugo Ekitike. Sipas njoftimit të klubit anglez, Ekitike ka firmosur një kontratë 6-vjeçare që është e vlefshme deri në verën e vitit 2031.
Transferimi i 23-vjeçarit francez, i ka kushtuar arkave të Liverpool rreth 90 milionë euro. Ekitike shënoi 15 gola në sezonin e fundit, në 31 ndeshje të luajtura në Bundesligë.