Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte kanë ngritur një padi me 22 akuza për shpifje. Ata kanë ngritur padi në Shtetet e Bashkuara kundër podkasteres së krahut të djathtë Candace Owens në lidhje me pretendimin se Brigitte mund të jetë burrë.
Owens ka transmetuar “një fushatë të pamëshirshme njëvjeçare shpifjeje kundër familjes Macron”, sipas një deklarate nga Tom Clare, avokati i familjes Macron.
Sipas padisë, komentatorja në mars ka ngritur një teori konspiracioni në një video në Youtube të titulluar “A është Zonja e Parë e Francës një burrë?”
Më pas ajo ka ka prodhuar video të shumta rreth Brigitte Macron për gati 4.5 milionë abonentët e saj në YouTube, përfshirë një serial me shumë pjesë të quajtur “Becoming Brigitte”.