-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Proda takim me homologun turk: Bashkëpunim mes dy policive

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda ka zhvilluar një vizitë zyrtare në policinë turke në Stamboll. Proda u prit në takim nga drejtori i policisë turke, Guvernatori Mahmut Demirtaş.

Mahmut Demirtaş shprehur gatishmërinë e policia turke që të vazhdojë të jetë një mbështetje e fuqishme për policinë e shtetit. Proda e njohu atë me vizionin e mëtejshëm të policisë së shtetit në lidhje me përballjen me krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Gjithashtu në takim u vlerësua bashkëpunimi mes dy policive në luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve; bashkëpunimin në fushën e antiterrorizmit dhe të sigurisë publike; kapjen, arrestimin dhe ekstradimin i shtetasve në kërkim ndërkombëtar; mbështetjen logjistike dhe teknologjike pas sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shqiptare; arsimin dhe trajnimin e përbashkët të punonjësve të Policisë, si dhe menaxhimin e kufijve dhe të migracionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit