-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do kërkonte themelimin e Gjykatës Speciale? Thaçi: Nuk ishte disponim i individit por përgjegjësi

Kryesoret

Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka folur ndër të tjera edhe për themelimin e Gjykatës Speciale. Thaçi u shpreh se Kosova ishte përballë dy sfidave.

“Kosova ishte përballë dy sfidave: të themelojë këtë gjykatë vet në koordinim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, ose Kosovës do t`i imponohej një gjykatë e njëjtë, por e themeluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës, por që do të përkrahej edhe nga SHBA dhe BE”, u shpreh Thaçi në Rubikon në Klan Kosova.

Ai tha se Kosova e bëri zgjedhjen e parë, themelimin e Speciales në koordinim me SHBA-të dhe BE-në, zgjedhje të cilën e quajti shumë sfiduese “por më e përgjegjshme”.

“Kosova bëri zgjedhjen e parë që ishte shumë sfiduese, por më e përgjegjshme. Me garancë nga partnerët amerikanë dhe evropianë se do të punohet me legjislacionin kosovar, pra jo vetëm të merret parasysh, por, nënvizoj, detyrimisht të respektohet”, tha Thaçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit