Gjykata Kushtetuese ka caktuar masë të përkohshme ku ndalon çdo vendim dhe veprim të deputetëve për konstituimin e Kuvendit pas afatit 30 ditor.
Kjo masë hyn në fuqi më 27 korrik dhe do të zgjasë deri më 8 gusht.
“Ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputeteve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas 26 korrikut 2025 është në interes publik, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe interesin më te mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj“, thotë Gjykata Kushtetuese.