-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria e Kosovës: Kemi paguar mbi 5 mln € vetëm për Thaçin në Hagë

Kryesoret

Ministria e Drejtësisë në Kosovë deklaron se ka paguar 32,944,287 euro për mbrojtjen që nga fillimi i procesit gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sipas këtij dikasteri janë realizuar pagesa të rregullta në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara paraprakisht, në funksion të përkrahjes së mbrojtjes juridike.

Nga fillimi i procesit në total janë paguar 32,944,287.77€ (tridhjetë e dy milion e nëntëqind e dyzet e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë euro e shtatëdhjetë e shtatë cent).

Nga kjo shumë, për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë shpenzuar total: 5,353,301.02 € (pesë milion e treqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e një euro e 2 cent).

Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente dhe do të vazhdojnë të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e MD-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit