-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza

Kryesoret

Izraeli do të lejojë që ndihma humanitare të dërgohet nga ajri për banorët e Gazës nga vendet e huaja, raportoi radioja ushtarake. Gjatë 24 orëve të fundit nëntë persona kanë vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Ndërsa që nga fillimi i luftës kanë vdekur nga kequshqyerja gjithsej 122 persona, përfshirë 83 fëmijë. Ndihma nga ajri u përdor vitin e kaluar nga vende si Jordania, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të mërkurën se Gaza po vuante nga një zi buke e shkaktuar nga njeriu për shkak të bllokadës së ndihmës për enklavën.

“Që nga kjo pasdite, Kuzhina Qendrore Botërore (WCK) ka rifilluar operacionet e saj të kuzhinës”, tha një zyrtar i lartë i IDF për Sky News.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit