Mbrëmjen e sotme një zjarr ka rënë në malin Shpirag në qytetin e Beratit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, bimësi dhe pisha.
Ndërsa në terren janë angazhuar më shumë se 30 mjete zjarrfikëse dhe dhjetra forca të MZSH-së. Ndërkohë ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrenit të thyer malor dhe erës që favorizon përhapjen e flakëve.