Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka vizituar në QSUT, shefin e komisariatit të Delvinës, Agim Trocin. Komisari pësoi djegie në trup gjatë përpjekjes për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin nga flakët në fshatin Vergo të Delvinës.
Proda i ka uruar shefit të komisariatit shërmim të shpejtë, si dhe e ka përgëzuar për aktin e tij të guximshëm dhe human.
“Ai veproi me guxim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, për të mbrojtur jetën e të tjerëve. Dua të falënderoj të gjithë, përfshirë Nënkomisar Eridionin, i cili ka pësuar asfiksi dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Delvinës, si dhe gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që, nën drejtimin e Komisar Trocit, me përkushtim dhe guxim, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë shpëtuar dhjetëra jetë qytetarësh, duke bërë të mundur evakuimin nga banesat e tyre deri jashtë zonës së rrezikut.
Edhe disa punonjës të tjerë kanë pësuar. Ky akt është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe humanizmit të efektivëve në krye të detyrës”, tha Proda.