Shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav i ka shkuar për një vizitë kryeministrit Albin Kurti.
Kurti dhe Orav kanë diskutuar për aktualitetin politik në vend. Gjithashtu edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe BE-së në kuadër të integrimit evropian.
“Kryeministri nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e reformave të nisura gjatë këtij mandati, duke veçuar rëndësinë e vazhdueshme që i ka kushtuar të drejtave dhe integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve pa dallim”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.