Presidenti Emannuel Macron deklaroi se Franca synon të njohë një shtet palestinez gjatë sesionit të ardhshëm të OKB-së. Macron tha se shpreson se një hap i tillë mund të kontribuojë në paqen në Lindjen e Mesme.
Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë planet e Macron. Trump tha “Ajo që thotë nuk ka asnjë rëndësi,”
“Është një njeri i mirë. E simpatizoj, por kjo deklaratë nuk ka asnjë peshë.”, shtoi ai.
Më pas Trump tha “Shikoni, është një djalë ndryshe. Është në rregull. Lufton në ekip, në përgjithësi. Por lajmi i mirë është ky: ajo që thotë nuk ka rëndësi. Nuk do të ndryshojë asgjë”.