Një aksident tragjik ndodhi rreth orës 14:30 në aksin “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, ku u përplasën dy automjete.
Si pasojë humbi jetën një 7-vjeçar, djali i një çifti nga Kalivaçi, të cilët u dëmtuan lehtë.
Në aksident u përfshi edhe një 38-vjeçar nga Ukraina, i cili u plagos lehtë së bashku me pasagjerin e tij.
Të plagosurit ndodhen nën kujdes mjekësor, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.