-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alimehmeti: Reforma zgjedhore i ka larguar përfaqësuesit nga qytetarët

Kryesoret

Demokrati Ilir Alimehmeti ka kritikuar ashpër reformën e fundit zgjedhore, duke e cilësuar si të gabuar dhe zhgënjyese për qytetarët. Sipas tij, sistemi aktual zgjedhor ka larguar përfaqësuesit nga qytetarët, duke zëvendësuar deputetin e zonës me deputetin e qarkut, çka sipas tij e ka dëmtuar ndjeshëm lidhjen reale mes elektoratit dhe përfaqësuesve.

“Nuk është zhgënjim personal – mora mbi 18 mijë vota. Por është një zhgënjim për qytetarët. Sot nuk kemi më përfaqësim real,” u shpreh Alimehmeti, duke shtuar se “mjeshtrat e sistemit” kanë ndërtuar një model që largon njerëzit nga politika dhe i bën të ndihen të pavlefshëm.

Ai nënvizoi se çdo reformë zgjedhore ka përkeqësuar situatën dhe ka minuar konceptin e demokracisë së drejtpërdrejtë: “Çdo palë zgjedhje kemi një reformë edhe më të keqe. Pyetja që më bëhej gjithmonë ishte nëse isha kandidat për zonën. Sot flasim vetëm për deputetë qarku. Është një sistem që i jep gjithçka partive dhe shumë pak qytetarëve.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit