-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armina Mevlani: Do bëj ngrirjen e vezëve, fëmija është përgjegjësi e madhe

Kryesoret

Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani në një intervistë ka treguar që do të bëjë ngrirjen e vezëve. Armina ka thënë se roli i të qenit prind kërkon përkushtim të plotë.

“Kam marrë vendimin që do të bëj ngrirjen e vezëve. Jam pro kësaj gjëje sepse e kam vendosur vetë të pres deri në njëfarë periudhe. E kam shijuar jetën, jetën në çift, dhe mendoj se fëmija është një përgjegjësi shumë e madhe,” tha ajo.

Armina shtoi se “Nuk kam qenë asnjëherë pro idesë së të paturit një fëmijë dhe ta lësh me dadon apo me prindërit. Unë jam njeri që i bëj gjërat me dedikim total.”

Ajo vlerësoi ngrirjen e vezëve si një mundësi që i jep grave kontroll mbi kohën dhe mënyrën se kur të bëhen nëna.

“Ngrirja e vezëve e shikoj si një proces shumë normal që ty të bën që në të ardhmen kur të duash të kesh një fëmijë mund ta duash ta kesh edhe 40 vjeç edhe 38 edhe 45, të kesh lirinë për ta bërë këtë gjë”, tha Armina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit