-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Masa e Kushtetueses e shkurtër, uroj zgjidhje finale brenda dy javësh

Kryesoret

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese
është shumë e shkurtër vetëm dy javë. Haradinaj tha se pret që brenda kësaj kohe të ketë një vendim final të Gjykatës Kushtetuese.

“Si e tillë është vetëkuptuar edhe me vendimin e parë që të ketë një afat 30-ditor. Masa është shumë e shkurtër, vetëm dy javë, që i bie që Gjykata do të dalë edhe me një vendim të ri brenda dy javëve. Shpresoj që do të jetë një zgjidhje finale. Deri më 8 gusht janë vetëm dy javë dhe do të dalë me siguri me një sqarim të ri, me një masë finale se si do të veprohet, për shkak se më 27 korrik përfundon afati 30-ditor. Është dashur të përmbyllet me një proces final”, tha Haradinaj.

Ai akuzoi edhe kryeministri Albin Kurti për bllokimin e proceseve në vend.

“Po e shihni që zoti Kurti po e mban peng Kosovën, e ka ndarë mendjen të bëjë keq e më keq vendin. Krejt çka po i ndodh Kosovës është në favor të armiqve të Kosovës, më së shumti të Serbisë dhe Rusisë. Ai po e udhëheq me përpikëri agjendën e tyre”, tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit