Moderatorja Kiara Tito në një intervistë ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale.
Kiara ka folur për stilin e veshjes, teksa u shpreh se partneri i saj, Luiz Ejll, e kritikon shpesh.
“Luizi më kritikon shumë për veshjen, mos vish shumë të shkurta thotë. Nuk e zbatoj kur më thotë ndërroje veshjen.Përtej shakave ai gjithmonë më vlerëson shumë për mënyrën se si vishet, se edhe jashtë ndërhyjmë në stilin e veshjes.
Tani më pak, sepse e ka fituar atë stilin. Gjatë periudhës së shtatzënisë vishja bluzat e Luizit se ai i ka Xl, por tani vishem dhe fle me pizhame. Jam një grua shumë e mërzitshme”, u shpreh Kiara Tito.