Në orët e para të mëngjesit një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Selanik, në katin përdhes të një pallati në rrugën Makedonomachon nr. 19, në kufijtë e komunës Neapolis-Sykeon.
Sipas mediva greke, një burrë dhe një grua u plagosën lehtë nga xhamat e thyer. Ata janë dërguar në spitalin e Hipokratit dhe janë jashtë rrezikut.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale në katin përdhes të ndërtesës së apartamenteve, si dhe në të katër ndërtesa ngjitur. Gjithashtu janë dëmtuar edhe gjashtë makina.